27 Shkurt 2021

Prizreni shënon 'Ditën pa Makina'

Prizren, 22 shtator - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar për nder të "Ditës së Pastrimit të Botës" dhe "Ditës pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Aktiviteti do të mbahet në rrugen në afërsi të urës që ndodhet përballë objektit Administratës Komunale.

Me këtë rast zyrtarët komunalë do të realizojnë një aktivitetet vetëdijesues të mbledhjes së mbeturinave në segmentin rrugor “Adem Jashari” dhe në segmentin rrugor “Remzi Ademaj” .

Për këtë arsye një pjesë e këtij aksi rrugor do të jetë e bllokuar për automjete për një orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)