07 Mars 2021

Posta rritë numrin e zyrave postare dhe zgjatë orarin e punës

Prishtinë, 21 prill - Posta e Kosovës ka njoftuar se nga sot ka rritë numrin e zyrave postare si dhe ka zgjatur Orarin e Punës të Zyrave Kujdestare deri në ora 22:30, vetëm për të qenë afër juve.

Posta është e hapur çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave në 7 Regjionet e Republikës së Kosovës me 93 zyra postare aktive, prej tyre 11 punojnë me orar nga ora 08:00 -22:30, duke iu ofruar shërbime qytetarëve në përshtatje të vendimit të Qeverisë për lëvizjen e lirë tyre.

Kushdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blej mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare e të tjera, këtë mund ta bëjë në Postë, në çdo qytet si dhe në shumë vendbanime rurale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00