20 Korrik 2019

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare “Evropa 2019 - Zogjtë nacional”

Prishtinë, 10 maj - Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2019 - Zogjtë nacional”.

Në kuadër të këtij emisioni të pullave postare ju prezantojmë: Turitullin (Turtle dove), Mëllenja e Gurit, Bishtlëkundësi i verdhë, Huta (Buteo Buteo), Larashi Kurrizkuq.

Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur. Pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar krijimin e habitateve natyrore si të “Bjeshkëve të Nemuna” dhe ”Malet e Sharrit” që ofrojnë vendstrehim për shumë lloje të shpendëve.

Deri më sot janë vrojtuar 148 lloje, por mendohet të ketë mbi 200 lloje. Mbrojtja e tyre ka karakter internacional, për këtë arsye “Bjeshkët e Nemuna” janë të evidencuara në listat ndërkombëtare si IBA rajon (Important Bird Area).

Posta e Kosovës përmes këtyre dy pullave postare me pamje të zogjve më karakteristik të Kosovës, prezanton para botës bukuritë natyrore të faunës, si dhe promovon shtetësinë së saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)