27 Prill 2024

Pesë lagje të fshatit Grabanicë të Klinës bëhen me rrugë të asfaltuar

Klinë, 6 nëntor - Sot kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës që lidh 5 lagje të fshatit Grabanicë të Klinës, (Bardhect, Balect, Berisht, Ademi dhe Tahiri) e gjatë afër 1 km që ka kushtuar afër 50 mijë euro.

Rreth 50 familje të këtij fshati, me asfaltimin e rrugës do ta kenë me të lehte lëvizjen dhe lidhjen me rrugën kryesore.

 Në ceremoninë përuruese ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ndër të tjera ka thënë se kjo rrugë ndikon në mirëqenien e qytetarëve të këtij lokaliteti dhe gjithë atyre që e shfrytëzojnë.

“Ku do që asfaltohet një rrugë është në interes dhe shërbim të gjithë atyre që e shfrytëzojnë dhe në mase të dukshme e lehtëson jetën e banorëve. Ky nuk do të jetë projekti i fundit pasi qe kemi filluar që ta kemi në fokus këtë pjesë dhe të gjitha lagjet e këtij fshati vitin e ardhshëm do të behën me rrugë të asfaltuara”, ka thënë Bashota.

Banorët e këtyre lagjeve kanë falënderuar kryetarin Bashota për angazhimin në realizmin e këtij projekti madhor që ndikon dukshëm në mirëqenien e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)