27 Prill 2024

Niset nga Gjermania treni i parë në botë me hidrogjen

Berlin, 27 shtator - Në Gjermani filloi të funksionojë në shërbimin e trenave, treni i parë me hidrogjen nga kompania e njohur franceze "Alstom" me trenin e pasagjerëve Coradia iLint.

Jens Hilgenberg është specialist transporti në organizatën joqeveritare "Friends of the Earth Germany".

"Treni me hidrogjen furnizohet nga qelizat karburant të hidrogjenit, është energji e pastër. Nëse hidrogjeni do të prodhohej duke përdorur energjinë e rinovueshme, eko-energji reale, atëherë do të dalë dioksid karboni neutral."

Treni karikohet nga qeliza karburanti që kombinojnë hidrogjenin dhe oksigjenin për të prodhuar energji elektrike. Energjia shtesë ruhet në bordin e baterive për përdorim të mëvonshëm.

Dhjetëra vende europiane mbështesin planin për të rritur përdorimin e hidrogjenit si një alternativë ndaj lëndëve djegëse fosile për të ulur shkarkimet e karbonit të kontinentit.

Trenat Coradia iLint mund të udhëtojë deri në 1 mijë kilometra me vetëm një serbator me hidrogjen, duke arritur shpejtësinë 140 km/h. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)