19 Nëntor 2019

Nënshkruhet marrëveshja për këshilla të ristrukturimit të Telekomit të Kosovës

Prishtinë, 22 qershor - Me iniciativën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, sot është nënshkruar marrëveshja në mes Bankës Europiane për Ristrukturikm dhe Zhvilim (BERZH) dhe Telekomit të Kosovës.

Marrëveshja ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve konsultative përmes këshilltarëve të cilët do të zgjidhen me qëllim të dhënjes së këshillave në ristrukturimin e Telekomit të Kosovës, e cila mund të krijojë rrugën për një privatizim e saj.

Duke u gjetur në situatë të vështirë në aspektin operativ, Bordit i Drejtorëve në muajin Maj të vitit të kaluar ka nxjerrë vendim për hapjen e fazës së ristrukturimit të kompanisë së bsahku me implementimin e një plani për investime.

“Në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve, si Ministër përgjegjës për Ndërmarrjet Publike, kam kërkuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që të ofroj asistencë teknike (në formë të grantit) për këshilltarë të cilët këshillojnë ministrinë rreth ristrukturimit dhe ripozicionimit të kësaj ndërmarrje."

"Në kërkesë, kam potencuar faktin se Qeveria e Kosovës, në bazë të planit të saj qeverisës, parasheh privatizimin e kësaj ndërmarrje. Gjithashtu, kam bërë të qartë se para gjithsecilit vendim të privatizimit, përmirësimi i përformancës së ndërmarrjes si dhe praktikave brenda saj është prioritare dhe do i paraprije çfarëdo procesi tjetër”, është shprehur Ministri Lluka pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes BERZH dhe Telekom.

Ministri Lluka me tej ka falenderuar BERZH që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Kosovës për pranimin e dhënjes së asistencës në aspektin e prokurimit të ofrimit të këshilltarëve për të dhënë asistencë teknike në fazën e ristrukturimit si dhe ofirmin e këshilltarëve të jashtëm të cilët ofrojnë ekspertizën e tyre në hartimin e një udhërrëfyesi rreth privatazimit e cila do ti vendos hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të privatizojë Telekomin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)