24 Shkurt 2021

Ndërpritet qarkullimi i i automjeteve të rënda në rrugën Gërlicë - Shtërpcë-Brezovicë

Prishtinë, 11 qershor -  Ju njoftojm se nga nesër datë 12 qershor 2020 e deri më 11 korrik 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin "Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë- Qendra e Skijimit" (realizimit të murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda/kamionëve në segmentin rrugor Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc. 

Gjatë kësaj periudhe kohore 30 (tridhjetë ditore), të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë me mjete të rënda-kamionë në këtë segment rrugor, janë të obliguar të qarkullojnë, përmes rrugës alternative regjionale R-115 Prizren-Prevallë-Brezovicë-Shtërpcë dhe anasjelltas, ndërsa mjetet e lehta do të mund të qarkullojnë, përmes rrugës nëpër fshatin Firajë.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit që kanë planifikuar të kalojnë më këto mjete  në këtë segment rrugor, gjatë kësaj periudhe.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)