26 Prill 2024

Mustafa: Milaim Zeka ka përfituar 100 mijë euro nga Telekomi

Prishtinë, 1 korrik - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, ka intervistuar sot ish-kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafën.

Mustafa, është përballur me deputetin Milaim Zeka ku edhe ka ka kërkuar që Milaim Zeka të mos jetë pjesë e komisionit.

Mustafa fillimisht ka prezantuar një letër ndaj deputetit Milaim Zeka siç tha ai të deponuar në Agjencinë Kundër Korrupsion dhe në Kuvend. 

Ai ka kërkuar largimin e Zekës nga komisioni, pasi sipas Mustafës, Zeka është përfitues e 100 mijë eurove nga Telekomi.

“Milaim Zeka ka interesa personale në Telekomin e Kosovës, i cili ka përvetësua fonde, 100 mijë euro ndër vite. Dhe për këtë arsye për shkak të konfliktit të interesit nuk mund të jetë pjesë e komisionit hetimor deputeti Zeka”, theksoi Mustafa duke shtuar se kjo letër është për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve që janë bërë nga Zeka.

Kryesuesi i këtij Komisioni Visar Ymeri i është përgjigjur Mustafës lidhur me këtë çështje, i cili tha se nuk ka të drejtë të kërkoj largimin e Zekës nga komisioni, por janë institucionet e drejtësisë që duhet ta trajtojnë këtë letër.

Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj Mustafës i cili tha se krejt biografia e ish-kryeshefit njihet për rrahje dhe shantazhet që ka bërë me shefat e policisë dhe të tjerë.

Milaim Zeka, ai e akuzoi Mustafën se ka rrahur femra në një lokal të Prishtinës dhe ka rrahur Rexhë Balajn brenda institucioneve të PTK-së.

“Biografia jote flet shumë, përpos rrahje, femrat që i ke rreh në Dicka Po Zihet, je rrah brenda institucionit me Rexhë Balajn” tha Zeka.

Madje Zeka tha se nuk janë të vërteta fjalët se ai e ka personale me Mustafën, duke thënë se në fakt është e kundërta. Sipas tij, Mustafa e ka personale me të e jo e kundërta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)