26 Prill 2024

MKRS-ja për vitin 2017 prezantoi të arriturat dhe sfidat e saj

Prishtinë, 29 dhjetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizoi konferencën e fundit për vitin 2017, me ç’rast ministri Kujtim Gashi prezantoi të arriturat, sukseset dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar MKRS-ja.

Ministri Gashi u shpreh: “Ne sot do të shpalosim para jush një raport përmbledhës të punës, aktiviteteve, rezultateve por edhe sfidave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2017”.

“Edhe pse mandatin si Ministër në këtë Ministri e kam marrë pak më shumë se tash e 100 ditë, gjatë kësaj periudhe kam qenë i përkushtuar që të zbatojë planin e punës së Ministrisë, të vazhdojë implementimin e projekteve që kanë qenë në proces, por edhe kam shtyrë përpara politika dhe projekte që i kam propozuar bashkë me Kabinetin tim”, tha ministri Gashi duke nënvizuar se “Ministria e Kulturës, këtë vit ka pas një buxhet prej 25,146.301 € dhe jemi shumë të kënaqur me shpenzimin e këtij buxheti."

"Deri në më sot kur po raportojmë, ky buxhet është shpenzuar në vlerën prej 96 % dhe akoma janë duke u përpiluar raportet për shpenzimet e dy ditëve të fundit, çka mund të rritet përqindja e shpenzimit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)