18 Janar 2019

Mirëpriten projektet që ndihmojnë në shkarkimin e trafikut në qytet

Prishtinë, 17 maj - Bashkëpunimi aktual mes Komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, nxitë investimet e përbashkëta për realizimin e projekteve të mëdha brenda Prishtinës, me theks të veçantë në projektet që ndihmojnë në shkarkimin e trafikut në qytet.

Sot, Nënkryetari Selim Pacolli, bashkë me drejtorët Genc Bashota dhe Gëzim Mehmeti, diskutuan me zv.Ministrin e Infrastrukturës z. Rexhep Kadriu për ndërtimin e Rrugës A, ndërtimin e rrugës nga rrethi i Fushë Kosovës deri në lagjen Arbëria, zgjerimin e rrugës së Veterrnikut, si dhe projekte të tjera të ngjashme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)