25 Qershor 2018

Ministria e Infrastrukturës do të krijoj hapësirë veprimi për kompanitë gjermane

Prishtinë, 5 janar - Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, u takua me një delegacion shqiptaro – gjerman i kryesuar nga Ulrich Beul nga CDU-ja njëherit edhe anëtar i Këshillit të Distriktit të Punëtorëve Kristianë-Demokratë (CDA).

Në këtë takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit, ku ministri Lekaj ka shfaqur interesimin dhe gatishmërinë e Ministrisë së Infrastrukturës që të krijohet hapsirë veprimi dhe bashkëpunimi për kompanitë serioze gjermane, njëjtë si edhe për ato vendore.

Ministri Lekaj e informoi delegacionin se Kosova tash për tash i ka me rëndësi jetike tri çështje të cilat duhet të marrin epilog, si ajo e Demarkacionit me Malin e Zi, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe iniciativën ligjore të ndërmarrë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

 “Kosova tash për tash i ka tri çështje me rëndësi  jetike për t’u dhënë një epilog si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, që është çështje ende e pa mbyllur dhe që  ka ndikim negativ në liberalizimin e vizave, por që besoj që në fund të muajit janar apo në fillim të shkurtit do ta merr një epilog. Tjetra është themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe  që në këtë drejtim na duhet përkrahja e Gjermanisë, por edhe të Bashkimit Evropian."

"Kurse sa i përket iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe për të cilën iniciativë është alarmuar edhe kori diplomatik në vend,  ne kemi mësuar nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, që çdo proces që ka mbështetje ligjore dhe është proceduar në mënyrë demokratike nga deputetët të cilët janë autonom në vendimet e tyre, nuk duhet parë si diçka alarmante. Ne në ketë drejtim nuk do t’i zhgënjejmë miqtë tanë”, ka thënë ministri Lekaj.

Ministri Lekaj e njoftoi delegacionin edhe për projektet që janë duke u realizuar nga Ministria e Infrasturës si dhe për projektet që parashihen të realizohen në planin tre vjeçar të punës.

Lekaj po ashtu e njoftoi delegacionin edhe për gjendjen e furnizimit dhe prodhimit të energjisë elektrike në vend, pas hapave të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, që është element pozitiv për të gjithë investitorët e mundëshëm si dhe i njoftoi edhe për potencialin e madh të fuqisë punëtore në vend.

Në anën tjetër Ulrich Beul nga CDU-ja gjermane dhe anëtarët tjerë të këtij delegacioni kanë falenderuar ministrin Lekaj dhe kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë në projekte të ndryshme, që ndikojnë në mirëqenjen e qytetarëve dhe përspektivën evropiane të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2018 - Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon tryezën e kampanjës informuese ”Kodi Civil modern qëndron për diversitet dhe mundësi”. (Shtëpia e Kulturës në Mitrovicë, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin  për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ish punëtorët e ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku” organizojn protestë. (Përpara Prokurorit të Shtetit në rrugën Luan Haradinaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për rratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha nga Komuna e Gjilanti mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për sqaruar dhe faktuar çështjen e pronës së rrethrrotullimit prapa palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”. (Këndi i konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë takim në Kaçanik, në të cilin do të diskutohet lidhur me shkëmbimin e përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për plotesimin dhe ndryshimin e Ligjit për Patentë Shofer, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kompleksin memorial Adem jashari në Prekaz, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 13:00)

- Birn dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2017. (Ambientet e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 13:30)