26 Prill 2024

Ministri Lekaj takon ndërmarrësit shqiptarë në Gjermani

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë vizitës që po zhvillon në Gjermani ka takuar sot ndërmarrësit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje.

“Vizita në Gjermani, përveç që përmban anën zyrtare, po mundohemi që të kemi kohë për të parë nga afër edhe sukseset e diasporës tonë. Një potenciali të jashtëzakonshëm i cili se shpejti do të krijohen mundësitë që këto investime t'i rrisin dhe t'i orientojnë në Republikën e Kosovës."

"Kështu ishte disponimi i bashkëqytetarëve tonë, të cilët me të drejtë dhe me plotë zhgënjim deklaruan se deri tani në Kosovë nuk kanë patur partner dhe mundësi partneriteti me shtetin e vet, me Kosovën", ka theksuar Lekaj.

Ai ju ka garantuar se do të bëjë çdo gjë që është e mundur e ligjore që t'i ngrohen raportet në mes të Kosovës dhe diasporës sepse vetëm kështu mund t'ia arrihen synimit për zhvillim ekonomik e për punësim të rinisë.

"Faleminderit që na e zbardhni fytyrën, jo vetëm në Gjermani, por në tërë Evropën, KELMENDI GMbH në Essen Import - Eksport të produkteve nga Kosova dhe "ROGRO" në Iserlohn, fabrikë për dyer dhe dritare, të cilët punësojnë me dhjetëra shqiptarë dhe promovojnë vendin e vet, Kosovën”, ka theksuar ministri Lekaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)