28 Janar 2020

MI qe 12 vite nuk po i përfundon punimet në dy rrugë nacionale

Prishtinë, 13 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezë diskutimit gjatë së cilës është publikuar hulumtimi “Rrugë pa fund”, që shpërfaq gjetjet e KDI-së nga monitorimi i prokurimit publik me theks të veçantë menaxhimit të kontratave, në Ministrinë së Infrastrukturës (MI), për dy projekte të mëdha siç janë: zgjerimi i Rrugës Prishtinë - Pejë dhe Rrugës Prishtinë - Mitrovicë.

Fjolla Uka Haxhaj, hulumtuese nga KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve të këtij hulumtimi, ka theksuar se janë analizuar arsyet që kanë ndikuar në vonesat e përfundimit të këtyre dy projekteve. “Këto dy projekte kanë filluar në vitin 2007 respektivisht 2009. Tashmë janë bërë 12 vite që nuk kanë përfunduar, ndërsa qytetarët nuk kanë informacion se kur pritet të finalizohen edhe mbi 50 km rrugë të papërfunduara nga të dyja projektet”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, shkaku kryesor, në stërzgjatjen e punimeve në këto dy rrugë ka qenë procesi i shpronësimit. Kjo pasi që  Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punët ndërtimore pa përfunduar shpronësimi.

Pronarët e pronave të shpronësuara, për arsye të ndryshme kanë refuzuar të lejojnë punimet pa përfunduar kompenzimi nga shpronësimi. Si rrjedhojë e gjithë kësaj edhe përfundimi i punimeve nuk ka ndodhur në kohën e paraparë.

Sipas të dhënave të KDI-së, ekziston vetëm një rast kur Ministria e Infrastrukturës i ka shkëputur kontratën një kompanie punëkryese për shkak të vonesës nga ana e kompanisë në kryerjen e punimeve.

Nga ana tjetër KDI-së i është bërë i njohur vetëm një rast, kur një kompani ka paditur ministrinë për shkak të shpenzimeve shtesë si pasojë e mos sigurimit të kushteve të punës.

Po ashtu KDI, nuk ka hasur në një plan të projektuar nga Ministria e Infrastrukturës, i cili do të parashihte detajet e realizimit të projektit në tërësi, për asnjërën nga këto dy projekte, ka njoftuar më tej Uka Haxhaj.

Tutje ajo shtoi se edhe fenomeni i aneks kontratave ka qenë shumë i shprehur gjatë zhvillimit të këtyre projekteve. “Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e mangësive në hartimin e projekteve por edhe si rrjedhojë e kërkesave të ndyshme të banorëve të zonave rreth rrugëve për kyqje në rrugë, mbikalime, nënkalime etj.”, ka thënë ajo.

Vonesat në fillim të punimeve në dy segmente konkrete të këtyre rrugëve (Lum i Madh-Mitrovicë dhe Kijevë-Zahaç), kanë ndodhur si pasojë e vonesës në sigurim të huave të huaja, nga ana e Qeverisë për të mbuluar koston financiare.

Duke iu referuar natyrës dhe përsëritjes së problemeve në këto dy projekte, KDI-ja i rekomandon Ministrisë së Infrastrukturës që para fillimit të projekteve infrastrukturore, nëse aplikohet shpronësimi, të pres përfundimin e procesit të shpronësimit për të filluar pastaj me realizimin e projektit.

Meqë hartimi i projekteve dhe elaborateve të shpronësimit është proces i rëndësishëm për fillimin e një projekti, Ministria e Infrastrukturës duhet të përzgjedh kompani sa më të kualifikuara për t`i kryer këto punë dhe t’i mbaj ato përgjegjëse në raste të mangësive në produktet e dorëzuara nga to.

Në mënyrë që projektet të realizohen sipas planifikimeve, Ministria e Infrastrukturës duhet t’i kushtoj rëndësi më të madhe procesit të menaxhimit të kontratave dhe të veproj kur ka ngecje në projekte.

Mbi të gjitha, Ministria e Infrastrukturës duhet të rris transparencën dhe të jenë sa më llogaridhënës për punën e vet karshi publikut.

Ky raport është produkt i  projektit për monitorimin e prokurimit publik në institucionet publike (MI, MSH, AQP dhe KEK), që financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)