23 Shkurt 2019

Menaxhmenti i Postës përkrah kërkesat e punëtorëve

Prishtinë, 9 korrik - Menaxhmenti i Postës ka bërë të ditur se po përcjell me vëmendje dhe me shqetësim grevën e organizuar nga sindikatat dhe punonjësit e ndërmarrjes. 

Menaxhmenti  ka paralajmëruar në muajin Mars 2018 se nuk do të ketë mundësi të bëj ekzekutimin e pagave të punonjësve e as të paguaj shpenzimet operative të ndërmarrjes, nëse Qeveria nuk e kryen obligimin ligjor qe ka ndaj ndërmarrjes për mbulimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

"Për shkak te mosmbulimit të Shërbimit Universal Postar, ne jemi detyruar që për disa muaj radhazi të bëjmë ekzekutimin e pagave  në dy pjesë. Iu kemi dhënë prioritet gradave nga 1-5 ndërsa nga grada 5- 17 pagat janë paguar me vonesë."

"Gjithashtu, kemi pasur probleme në pagesat e TVSH-së ndaj ATK-së dhe tani nga kjo e fundit kemi paralajmërime për bllokim të llogarive tona bankare", thekson menaxhmenti.

Posta sipas tyre ka krijuar dhjetëra shërbime të reja në ndërmarrje duke ngritur vlerën e kompanisë, por as këto shërbime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjen që na është shkaktuar nga Shërbimi Universal Postar.

"Kemi bërë shkurtime drastike të shpenzimeve operative deri në rrezikimin e operimit normal të ndërmarrjes."

Tani kërkesat e Sindikatave dhe punonjësve të Postes menaxhmenti i konsideron të drejta dhe të ligjshme përmes realizimit të të cilave Posta do te bëhet ndërmarrje stabile e vet qëndrueshme në aspektin financiar si dhe do të marrim përsipër edhe shërbime të reja në ndërmarrje.

"Si Menaxhment i ndërmarrjes lusim Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të merret me kërkesat e ndërmarrjes sepse çdo ditë vonesë do të jetë me pasoja shumë të rënda për ne, ndërmarrjen dhe imazhin e saj në përgjithësi."

"Ju kërkojmë falje të gjithë konsumatorëve tanë për këto shqetësime por këtë situatë e kemi paralajmëruar kohë më parë përmes shkresave zyrtare dhe prononcimeve publike", thekson ne fund menaxhmenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)