03 Tetor 2022

Mali i Zi pritet të aplikojë sigurimin për kosovarët

Podgoricë, 28 maj - Pas mbi dy dekadash pritet që nga mesi i qershorit të hiqen polisat e sigurimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Lëvizja  nga 15 qershori drejt Malit të Zi bëhet vetëm me TPL Plus apo karton i gjelbër, i cili po ashtu duhet paguar varësisht nga kubikazha e automjeteteve dhe koha e sigurimit vjetor që kanë veturat.

Pra ashtu sikur për Maqedoni edhe për në Malin e zi duhet shkuar me TPL Plus apo kartonin e gjelbër.

Miliona euro u janë shkaktuar shqiptarëve nga Kosova dhe atyre nga Mali zi gjatë vajtje-ardhjeve në Malin e Zi dhe Kosovë, por të cilat shpenzime nuk do të ulen sepse duhet paguar TPL Plus apo kartonin e gjelbër e cila ekziston gjithandetj.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilia Regjepi, tha për "Syri.net", se më në fund pas mbi 20 vjetësh qytetarët e Kosovës dhe ata nga Mali i Zi, do të lëvizin andej e këndej  pa pilcë të veçantë sigurimi.

Sipas saj pas arritjes së marrëveshjes pritet që të realizohet nënshkrimi nga 3 deri me 6 qershor dhe të fillon zbatimi i saj nga 15 qershori.

Sipas saj marrëveshje të reja pritet të bëhen edh eme shtete tjera.

Drejtori i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku,tha për "Syri.net", se BKS-ja ka autoritetin dhe autorizimin për të nënshkruar marrëveshje bilaterale mbi njohjen e politikave të sigurimit midis dy vendeve, në këtë rast me Malin e Zi, sipas tij kanë mbetur edhe disa çështje teknike, para nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të ndodh në javën e parë të qershorit derisa zbatimi pritet të nisë nga 15 qershori.

Edhe drejtori i Byrosë së Siguruesve të Malit të Zi Boris Shaban, ka treguar se kanë komunikuar me kolegët nga BKS, për t’i gjetur mënyrat  alternative e zgjidhjes së  kësaj çështjeje, por ka shumë detaje teknike që duhet të zgjidhen përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje të mundshme

/syri.net/

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)