28 Shtator 2020

Lufthansa synon të hap korridorin ajror Prishtinë - Beograd

Prishtinë, 20 janar - Sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Berlin të Gjermanisë, kompania gjermane e fluturimeve, Luthansa, i ka dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës njoftimin për operim të kësaj kompanie në linjën Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.

Ky hap është mirëpritur nga institucionet e Republikës së Kosovës, të angazhuar për normalizim të hapësirës ajrore, meqë shënon njohje të autoriteteve të aviacionit civil mes dy shteteve dhe bashkëpunim mes tyre, pas 20 vjetëve.

Përmes kësaj linje, mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave edhe përmes transportit ajror.

Kompania Lufthansa duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, sipas marrëveshjes për ECAA.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, ka shprehur mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në këtë ceremoni kishin prezent edhe këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Donald Trump, Robert O’ Brien, për angazhim maksimal drejt normalizimit të hapësirës ajrore mes dy vendeve.



Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)