02 Mars 2021

Lufthansa nga qershori fillon me fluturimet

Berlin, 9 maj - Kompania ajrore gjermane Lufthansa bëri të ditur se në qershor planifikon të fillojë me fluturimet e rregullta në 106 destinacione në Gjermani dhe Evropë.

Nga Lufthansa Group theksojnë se Lufthansa, SWISS dhe Eurowings nga qershori do të vazhdojnë me fluturimet e rregullta, të cilat u ndërprenë për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Bëhet e ditur se vendimi është marrë pas numrit të rritur të qytetarëve të anketuar, që vijnë në kohën e zbutjes së masave në Gjermani dhe vendet tjera evropiane.

Më tej theksuan se në qershor, 160 avionë sërish do të qarkullojnë në Evropë. Ata theksuan se pasagjerët edhe më tej do të mbajnë maska në avionë dhe se duhet të informohen për masat dhe karantinën në vendet që udhëtojnë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)