26 Prill 2024

Kosova ndalon operimet e aeroplanëve Boeing 737-8 MAX dhe 738-9 MAX

Prishtinë, 12 mars - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) ka bërë të ditur se Drejtori i Përgjithëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

Kjo ndales sipas AAC-se është bërë për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX.

AAC njofton se ndalësa hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e rrudhës. 

Edhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Europian e ndaloi modelin e avionit të kompanisë Boeing që ka patur dy rrëzime fatale në më pak se 5 muaj.

Rrëzimi i avionit të linjës ajrore “Ethiopian Airlines” ringjalli pikëpyetje rreth sigurisë së avionëve të tipit Boeing 737 Max 8, një nga modelet që përdoren më tepër sot.

Franca, Britania, Gjermania, Malajsia dhe Omani janë shtetet më të fundit që i shtohen vendeve që kanë ndaluar operimin në hapësirat e tyre ajrore të avionëve për pasagjerë të tipit Boeing 737 Max 8, pas rrëzimit të dielën të avionit të linjës ajrore “Ethiopia Airlines”.

Linjat ajrore në vende si Kina, Indonezia, Brazili, Mexica, Australia, Singapori, Koreja e Jugut dhe Norvegjia i patën ndaluar më parë fluturimet me këtë tip avioni, të paktën përsa kohë që vazhdojnë hetimet lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit mbi Etiopi, që shkaktoi 157 viktima. I njëjti lloj avioni i i kompanisë Lion Air pati rënë në muajin tetor, duke shkaktuar 189 viktima.

Megjithatë, kompania Boeing thotë se nuk ka arsye për ndalimin e fluturimit të këtyre tip avionësh dhe se nuk kanë në plan t’u japin rekomandime të reja klientëve për avionin.

Kompania Boeing ka rreth 350 avionë të tipit 737 MAX 8 që fluturojnë në mbarë botën dhe mbi 5 mijë porosi për avionë të tjerë të këtij tipi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)