26 Prill 2024

Kosova e Maqedonia nënshkruajnë marreveshje për njohjen e patent shoferëve

Prishtinë, 28 janar - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, do të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve.

Në këtë ceremoni do të nënshkruhet gjithashtu edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Ceremonia do të mbahet sot në objektin kryesor Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)