07 Mars 2021

Kontrata e telekomit me z-mobile grabitje neoliberale

Prishtinë, 31 tetor - Partia Socialdemokrate (PSD) ka vlerësuar se skandali Dardafon po merr epilog ku para syve tanë xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës po zbrazën drejt Dardafonit të Blerim Devollit.

Kontrata e telekomit me z-mobile sipas PSD-se përbën grabitje të burimeve publike e shkatërrim të ndërmarrjes. Asnjë logjike të kontratës biznesore nuk e ka.

"Është thjesht transferim fondesh ku produktet e vales shiten nga z-mobile me çmime nën ato të valës. Transferim fondesh ishte kontrata, me një transferim përfundimtar fondesh po kryhet kjo marrëdhënie", thekson PSD.

PSD konsideron se në vendet e pazhvilluara si Kosova, pa industri e pa shërbime, akumulimi nuk vjen nga mbivlera e thithur prej punëtorëve në fabrika, as nga tregtia në bursa. Është grabitje, përvetësim e uzurpim.

"Neoliberalizmi grabitqar e pa pjesë përbërëse zyrtarin e korruptuar. Gjykatat, arbitrtazhet e përmbarimi, por edhe ligjet përbëjnë infrastrukturën shtetërore që i shërben kapitalit të madh, më parë sesa “të fortëve” me pushtet", deklaron PSD.

Telekomi i Kosovës ndër vite është zhvatur e ngarkuar nga klientelizmi partiak. Por, klientelizmi është fenomen tipik neoliberal që i karakterizon vendet e pazhvilluara si Kosova.

Aty ku shteti i ka tërhequr duart e mendjen nga orientimi i ekonomisë, papunësia strukturore është i vetmi rezultat logjik.

Njëkohësisht sipas PSD-se kjo mungesë e ekonomisë është përkthyer në fryrje të institucione e ndërmarrjeve publike.

Në anën tjetër, papunësia krijon shoqëri të ndarë e të atomizuar. Ky është kushti për ndërhyrjen klienteliste.

"Pra, marrëdhënie e partisë me individë apo klane, drejt punësimit në këmbim të votës, por pa ndërmjetësim të politikave zhvillimore, apo kushte të sindikatave. Kështu shpjegohen talljet urbane për telekomin me 5 punëtorë në një tavolinë pune."

"Për këtë rast skandaloz çdo person i përfshirë duhet dhënë përgjegjësi. Nga zyrtarët publik deri tek përfituesi privat i pasurisë publike. Drejtësia e vërtetë fillon me trajtimin e rasteve si ky", thekson PSD.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00