27 Nëntor 2020

Konkursi për 15 punësime në RTK papërgjegjësi e madhe

Prishtinë, 9 shtator - Sindikata e Pavarur e Radio Televizioni i Kosovës (SPRTK)reagon ashpër kundër konkursit për punësime të reja në RTK, të shpallur para disa ditësh nga drejtuesit e RTK-së.

SPRTK konsideron se hyrja në obligime të reja në kohën kur RTK po përballet me vështirësi të mëdha financiare, si pasojë e një keqmenaxhimi afatgjatë, do të thotë falimentim për Transmetuesin Publik.

Një veprim i tillë sipas SPRTK-se është në kundërshtim edhe me raportet e audituara, në të cilat  në vazhdimesi është thënë që të mos ketë punësime të reja për shkak se rrezikohet seriozisht funksionimi i mëtutjeshëm i Transmetuesit Publik.

Perveç punësimeve në RTK-TV, drejtuesit e RTK-së kanë shpallur konkurs edhe në Radio Kosovë.

"Ështe jashtë çdo logjike normale të ketë punësime të reja në Radio Kosovë, kur dihet se aty, aktualisht janë të sistemuar rreth dyqind (200) të punësuar", thekson SPRTK.

Sipas publikimeve të RTK-së, në fund të vitit 2019, RTK kishte 796 të punësuar të rregullt dhe 238 bashkëpunëtorë të jashtëm, që i bie gjithsej 1034 të punësuar.

SPRTK kërkon nga organi drejtues dhe mbikëqyrës i RTK-së, Bordi i saj, që të ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të anulohet menjeherë.

Gjithashtu, Bordi duhet te marrë vendim që të ndalen të gjitha punësimet në RTK, deri në zgjidhjen përfundimtare të borxheve milionëshe, hapësirave të punës dhe financimit të qëndrueshëm. Anëtarët e rinj të bordit e kanë mundësinë ta dëshmojnë se në këto pozita janë  për të mirën e Transmetuesit Publik, dhe të mos veprojnë si shumica e anëtarëve të Bordeve të kaluara të cilët për përfitime personale e familjare, i mbyllnin sytë e veshët para vendimeve degraduese të Menaxhmenteve të RTK-së.

Përveç pamundësisë financiare, RTK ka gjithashtu mungesë të hapësirave të punës për sistemimin e të punësuarve aktual, e mos të flasim për sistemim të stafit të ri.

RTK ka kuadro të mjaftueshme profesioanle, dhe vetëm nevojitet që secili prej tyre të sistemohet në pozitën e duhur.

RTK ka nevojë më shume se kurrë për investime në pajisje dhe teknologji të re, e jo të vazhdojë të shpenzojë shuma marramendëse të parasë për huazimin e tyre nga kompani private, prapa të cilave qëndrojnë persona vendimarrës të RTK-së.

Hyrja në obligime të reja financiare, në kohën kur i gjithë globi përfshirë vendin tonë, po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e pandemisë, është papërgjegjësi e madhe dhe rrezikon të ardhmen e të punësuarve të RTK-së.

SPRTK  i siguron të punësuarit e RTK-së, se nuk do të rrinë duarkryq, dhe duke mos përjashtuar asnjë mjet ligjor do të kundërshtojnë çdo veprim që cenon të ardhmen e Transmetuesit Publik dhe të punësuarve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)