06 Shkurt 2023

Kompanitë botërore të avionëve në limitet e ekzistencës

Romë, 2 shkurt - Kompanive ajrore në Evropë dhe në tërësi në botë, do t'u duhen të paktën 3 vjet për t'u rikthyer në normat e rritjes së qëndrueshme.

 

Ndërkaq, shumë prej tyre janë të destinuara të shkojnë drejt falimentimit të sigurt. Një parashikim i tillë është bërë nga drejtori i Përgjithshëm i IATA-s, Giovanni Bisignani, i cili paraqiti një tablo të zymtë mbi të ardhmen e afërt të biznesit të fluturimeve ajrore.

Duke iu referuar të dhënave të nxjerra nga Eurocontrol (Organizata Europiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror) për vitin 2009, ai tha se është shënuuar një rekord i rënies së fluturimeve në Evropë.

 

Sipas të dhënave konkrete, kjo rënie ka qenë në nivelin prej 6.6 përqind gjatë vitit të kaluar dhe pritet që edhe këtë vit të mos jetë më e pakët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2023

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizoj një aksion si reagim ndaj skandalit të fundit me vende të punës në Arsim dhe akuzave publike për shitjen e vendeve të punës. (Para Komunës së Prizrenit, ora 9:30)
    
- Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve ku pjesëmarrës do të jenë Kryeministri, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe Ministri, Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja "Liri", Prizren, ora 16:00)

 

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (SHFMU “Ismail Qemajli”, Bregu i Diellit, ora 19:00)