05 Korrik 2020

Komisioni Hetimor Parlamentar interviston Balajn, Gjinovcin, Xhemajlin dhe Blakajn

Prishtinë, 31 maj - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në mbledhjen e sotme do të intervizitojë Kryetarin e Sindikatës së Pavarur së PTK-së, Lamih Balaj.

Po gjatë kësaj mbledhje ky komision do të intervistoj edhe Arsim Gjinovcin, Muhamet Xhemajlin dhe Shkelzen Blakaj nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve në PTK.

Telekomi i Kosovës vazhdon të mbetet vatër e krimit të organizuar, por edhe po vazhdon të zhvatet përmes tenderëve e donacioneve si dhe po mbushet me militantë partiakë.

PTK-ja historikisht ka qenë e mbipopulluar me militantë partiakë dhe familjarë të politikanëve.

Këtë e shpjegon edhe fakti se Kryesuese e Bordit të kësaj kompanie është Besa Shatri-Berisha, e cila është gruaja e deputetit të AAK-së Bekë Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)