25 Maj 2018

KMDLNj: Bechtel - Enka, vrasës ekologjik i Luginës së Lepencit

Prishtinë, 7 maj - Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) vlerëson së Bechtel - Enka, me ndihmën dhe përkrahjen e politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe ndërkombëtarëve, gjithashtu të korruptuar, ka monopolizuar ndërtimin e auto - udhëve në Kosovë.

Njërën me emërtimin “Ibrahim Rugova” e ka përfunduar ku sipas KMDLNJ-se duke mos e kryer punën si duhet pasi ka shembje të dheut në një mjedis të rrafshët sikur edhe dëmtim të shtresës së asfaltit, me një çmim më të kushtueshëm se sa edhe në vendet më të zhvilluara, me një kontratë gjysëm transparente ku mëshihen të dhënat kryesore dhe po i njejti kontraktor e ka fituar tenderin edhe për auto - udhën “Arbër Xhaferi” që lidhë Kosovën me Maqedoninë, gjithashtu me një çmim të lartë dhe një kontratë gjysëm – transparente.

"Është bërë si rregull në Kosovë që kontratat dhjetëra e qindra milionë eurosh në Kosovë të mos bëhen publike apo bëhen publike vetëm pjesërisht dhe ky veprim arsyetohet me sigurinë e shtetit, kurse ndërkombëtarët, për shuma dhe veprime shumë më të vogla kërkojnë transparencë ndërsa për këto “elefantë kontrata”,  kryesisht heshtin. Bechtel – Enka me sloganin “ Projekto dhe Ndërto” merr parasysh vetëm parimin “ndërto sa më lirë dhe më lehtë dhe fito sa më shumë” duke mos e përfillë aspak interesin e Kosovës dhe duke e shkatërruar deri në kriminalizim sistemin ekologjik – mjedisor të Kosovës, aq më parë që politika e korruptuar nuk e kundërshton kurse zëri i shoqërisë civile as që dëgjohet", thekson KMDLNJ.

Atë çka ka bërë Bechtel – Enka në luginën e lumit Lepenc sipas KMDLNJ-se nuk mund të quhet ndryshe pos krim ndaj mjedisit të kësaj pjese të Kosovës, krim kundër banorëve të kësaj ane edhe ekocid që është i dënueshëm me të gjitha ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut sepse aktualisht e kufizon lirinë e lëvizjes kurse në planin afatgjatë e rrezikon jetën e banorëve të Luginës së Lepencit dhe Grykës së Kaçanikut duke e shkatërruar në masë të madhe dhe në mënyrë të papërballueshme florën dhe faunën.

"Bechtel – Enka, duke mos siguruar rrugë alternativë tjetër udhëtimi ka shkaktuar kufizim të madh në lëvizje, radhë të gjata, kufizim të tregtisë duke dëmtuar bizneset, rrezikim të shëndetit për shkak të vonesave në trajtim mjekësor, aksidente në trafik me fatalitet dhe në këtë kontekst duhet të hetohet edhe përgjegjësia eventuale, direkte apo indirekte e Bechtel – Enkës për humbjen tragjike të jetës së dy policëve të Policisë së Kosovës kohë më parë. Shumë qytetarë të Kosovës, për nevoja shëndetësore janë të detyruar t’i shfrytëzojnë dhiaret ( rrugët e dhive) për të shkuar në Maqedoni sikur që detyrohen të shkojnë edhe për aplikim për viza dhe ndodhë që rrugët bllokohen pa një paralajmërim paraprak e që pastaj detyrohen të shkojnë përmes pikëkalimit tjetër në Jazhincë", thekson me tutje KMDLNJ.

KMDLNj e dënon këtë sjellje të Bechtel – Enkas që , përveq se e ka shkatërruar sistemin ekologjik të lumit Lepenc, në planin afatgjatë seriozisht po e rrezikon shëndetin e banorëve kurse aktualisht po i bënë dëm të madh ekonomisë së Kosovës.

KMDLNj kërkon që kontrata për auto – udhën “Arbër Xhaferi” të bëhet publike si dhe të hetohet përgjegjësia e atyre që ua mundësuan Bechtel – Enkas këtë mundësi për përfitime materiale sikur edhe për përfitime personale duke shkaktuar katastrofë mjedisore.

KMDLNj kërkon që të hetohet edhe humbja e jetës për dy policët e Policisë së Kosovës për shkak të rrethanave të krijuara dhe të pamenaxhuara mirë nga punëkryerësi i punëve .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2018 - Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Dites Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 9:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen e memorialëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës Islamic Relief Kosova. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit, kampione e sivjetme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Art and Community Center - Artpolis mban konferencë për medie lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Rings Restaurant, ora 12:00)

- Mbahet "Kumihimo Workshop"! në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale Japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovësora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të organizojë tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit)