25 Maj 2019

Këtë vit për herë të katërt Kosova përkujton viktimat në trafikun rrugor

Prishtinë, 17 nëntor - E diela e tretë e muajit Nëntor, saktësisht data 18 Nëntor 2018 shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor (WDoR2018).

Këtë vit për herë të katërt Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.

Ndërsa sikurse edhe viteve tjera në Kosovë aktivitetet do të koordinohen nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Këshillin për Siguri në Trafikun Rrugor dhe partnerët e Forumit të Kosovës për siguri në rrugë.

Për nder të kësaj ngjarje Kolegji Tempulli organizon ligjëratë me temë “Çasja, sfidat dhe ballafaqimet në aksidente rrugore në nivel vendi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)