06 Shkurt 2023

Ipko do t’i kompensojë të gjithë konsumatorët e Tv Digjital

''Prishtinë, 1 shkurt - IPKO do t’i kompensojë të gjithë konsumatorët e saj të televizionit kabllor digjital, të cilët në mbrëmjen e 27 janarit për disa orë kanë mbetur pa sinjal televiziv. Konsumatorët e pakove digjitale do të kompensohen me tri ditë abonim, falas. 

Prishtinë,  1 shkurt 2010 – Si pasojë e një anomalie teknike e cila ka ndodhur më 27 janar në satelitin W2 i cili ndodhet në hapësirë, konsumatorët e televizionit digjital të ofruar nga IPKO, për disa orë kanë mbetur pa sinjal televiziv. 

Problemet me satelitin W2 u evituan shpejtë dhe i njëjti u kthye në pozicionin e duhur, duke e bërë të mundur kështu ri-transmetimin e kanaleve televizive, në të cilat edhe konsumatorët e IPKO’së nuk kishin qasje.

Të gjithë konsumatorët e IPKO TV Digjital, të cilët ishin përdorues aktiv më 27 janar 2010, duke filluar nga mbrëmja e datës 1 shkurt, do të kompensohen me tri ditë shërbim falas në televizionin digjital të IPKO-së. Konsumatorëve do t’u shtohen tri ditë tjera abonimi në pakot aktive që kishin më 27 janar.

Zhvendosja e këtij sateliti ka lënë  pa sinjal edhe 7 platforma të tjera televizive, dhe afro 400 kanale televizive të cilat mbulojnë me sinjal Evropën, Afrikën Veriore, dhe Lindjen e Mesme. 

IPKO falënderon të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital për mirëkuptimin dhe kërkon edhe njëherë ndjesë për ndërprerjen e sinjalit si pasojë e avarisë së rëndë të ndodhur me satelitin në hapësirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2023

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizoj një aksion si reagim ndaj skandalit të fundit me vende të punës në Arsim dhe akuzave publike për shitjen e vendeve të punës. (Para Komunës së Prizrenit, ora 9:30)
    
- Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve ku pjesëmarrës do të jenë Kryeministri, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe Ministri, Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja "Liri", Prizren, ora 16:00)

 

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (SHFMU “Ismail Qemajli”, Bregu i Diellit, ora 19:00)