26 Prill 2024

INFRAKOS përfiton 1.1 milion euro për linjën Hekurudhore Prishtinë - Aeroport

Prishtinë, 1 gusht - Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (INFRAKOS), përmes një komunikate i ka njoftuar që në kuadër të hartimit të projekteve zhvillimore për rehabilitimin dhe modernizimin e linjave hekurudhore, ka përfituar një tjetër grant nga Korniza e Investimeve për Evropën Perëndimore (WBIF) ne vlerë 1.1 milion euro, për studimin e fizibilitetit për linjën Hekurudhore Prishtinë-Fushë Kosovë-Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Ky projekt është me prioritet dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën sepse me këtë hapet rruga për lidhjen e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me hekurudhë me kryeqytetin e vendit.

Në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe terminali “Intermodal” i cili do të shërbejë për transportin e mallrave nga Aeroporti mi Prishtinës në të gjitha vendet e Kosovës.

Komisioni Evropian, respektivisht WBIF-i paraprakisht ka bërë një hap të rëndësishëm për rehabilitimin dhe modernizimin e linjës së 10-të hekurudhore e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë në jug dhe me Serbinë në veri, (projekt ky i cili është në realizim e sipër), andaj mbështetja financiare e këtij studimi për linjën e aeroportit është me rëndësi jetike për Kosovën.

INFRAKOS-i është një kompani e cila menaxhon me infrastrukturën hekurudhore të Kosovës me përkushtim shumë të madhe duke iu ofruar shërbime cilësore dhe të sigurta operatorëve të transportit hekurudhor dhe qytetarëve të vendit andaj informata mbi mbështetjen e këtij projekti nga Komisioni Evropian është e një rëndësie të lartë dhe konfirmim i angazhimeve të vazhdueshme të kësaj kompanie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)