26 Prill 2024

Hiqet homologimi për automjetet e reja

Prishtinë, 29 tetor - Pas shumë akuzave nga Zyra e Bashkimit Europian, partitë opozitare dhe shoqëria civile Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë.

Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës. I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave.

Ky është një hap i ndërmarrë nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, drejt lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)