11 Maj 2024

Greva i ka shkaktuar humbje prej 170 milionë eurove Air France

Paris, 11 prill - Humbja e linjës ajrore kombëtare të Francës, Air France, për shkak të grevës 7 ditore të punonjësve të saj me kërkesë për një rritje prej 6 për qind të rrogave, arriti në 170 milionë euro.

Në njoftimin e publikuar nga Air France, është dhënë informacion në lidhje me grevat që vazhdojnë në vend.

Greva 7 ditore e mbajtur më 22 shkurt, 23 dhe 30 mars dhe 3,7,10 dhe 11 prill, ka shkaktuar humbje prej 170 milionë eurove për kompaninë.

Më tej në njoftim theksohet se greva e 11 sindikatave të pilotëve, ekuipazhit të kabinave dhe punonjësve në tokë të Air France për përmirësimin e kushteve të punës dhe kërkesën për rritje të rrogave prej 6 për qind do të vazhdojë edhe sot dhe nesër, ndërsa 25 për qind të fluturimeve janë anuluar.

Sipas kësaj 65 për qind të fluturimeve në distancë të gjatë, ndërsa 73 për qind në distancë të mesme do të mund të realizohen. Bëhet e ditur se nga grevat më së shumti janë ndikuar fluturimet me qendër në Paris.

Punonjësit e Air France kishin njoftuar se në bisedimet e tyre me menaxhmentin e kompanisë nuk kanë arritur në asgjë në negociatat dhe se kishin marrë vendim që të vazhdojnë grevat e tyre më 17, 18, 23 dhe 24 prill.

Ekspertët e industrisë së aviacionit, paralajmërojnë se kostoja e grevës së punonjësve të Air France, e cila është greva më e gjatë në historinë e kompanisë, mund të jetë më e rëndë se ajo e viteve 1998 dhe 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)