05 Qershor 2020

Gjilani po e përmbyllë asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen Arbëria

Gjilan, 14 korrik - Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve të përditshme për investime në infrastrukturë publike, ujësjellës, kanalizim, trotuare, gjelbrim, ndriçim publik, ka përfunduar asfaltimin e disa rrugëve në lagjen Arbëria, saktësishtë rrugët Hysen Tërpeza dhe do të asfaltohen të gjitha të tjerat për ta përmbyllur plotësisht nevojën e kësaj lagjeje për asfaltim.

Drejtori i Shërbimeve Publike Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, ka thënë se janë të kontrakruara të gjitha rrugët në lagjen Arbëria dhe procesi i asfaltimeve do të përfundoj brenda një muaji.

"Deri më tani janë asfalltuar më shumë se gjysma e tyre dhe mbrenda një muaji do të kryhen të gjitha. Në këtë fazë kemi përmbyllur asfaltimin e rrugëve Hysen Tërpeza. Me dinamikë maksimale po punojmë që ta shfrytëzojmë periudhën sa është koha e mirë për ti asfaltuar rrugët që i kemi të parapara me buxhetin e Komunës dhe ato që janë në bashkfinancim me qeverinë për Komunën e Gjilanit", ka thënë drejtori Korça.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se me mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit Lutfi Haziri, do të punojnë në të gjitha lagjet, ku janë inicuar procedurat e prokurimit dhe do të vazhdojnë edhe me procedimin e të gjitha rrugëve të cilat janë planifikuar në programin për investimet kapitale për vitin 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)