24 Maj 2018

Germania linjë e re ajrore, nga Prishtina në Paris

Prishtinë, 19 janar - Kompania ajrore gjermane e pavarur 'Germania' do të fillojë një linjë të re ajrore nga Prishtina në aeroportin e Parisit, Charles de Gaulle. Nga fundi i marsit 2018, aeroplani i kompanisë ajrore me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë do të lidhë dy kryeqytetet dy herë në javë.

Do të ketë bashkëpunim të ngushtë për shitjen e biletave të kësaj linje ajrore me Air Prishtina, partner afatgjatë i 'Germania' për fluturimet në Kosovë.

"Ne presim me padurim të ofrojmë një linjë të re ajrore me Prishtinën dhe partnerin tonë Germania", thotë Leyla Ibrahimi, Kryeshefe Ekzekutive e Air Prishtina.

"Ka shumë bashkëqytetarë nga Kosova dhe rrethina që jetojnë në rajonin e Parisit. Fluturimet e vazhdueshme të 'Germania' ofrojnë një mundësi të rehatshme dhe të shpejtë për të vizituar familjen dhe miqtë në shtëpi."

Nërsa Claus Altenburg, Drejtor i Shitjes në Gjermani, shtoi: "Hulumtimi ynë i tregut gjithashtu premton kërkesa të larta. Jo vetëm që ia vlen të vizitohet Prishtina nga klientët që udhëtojnë në shtëpi, por edhe për udhëtarët që kërkojnë destinacione jashtë atyre tashmë të përjetuar. Me biletat tona me çmime të volitshme, nivelet e larta të besueshmërisë si dhe cilësinë dhe ekuipazhet miqësore dhe të aftë të kabinës, ne kemi siguruar tashmë një pozitë të fortë në rajonin e synuar ku ne duam të zgjerohemi më tej me linjën tonë të re për në Prishtinë."

Në bordin e aeroplanit, 'Germania' ofron shërbim të plotë: kabinat kanë ulëse të rehatshme dhe ndriçim të ri të ambientit për të ofruar një përvojë të këndshme fluturimi. Artikuj të lehtë ushqimor, pije joalkoolike, dhe revista janë gjithmonë të përfshira në çmimin e biletave. Të gjithë pasagjerët përfitojnë nga një kompensim bagazhi prej 20 kg dhe 6 kg bagazhi të kabinës.

Biletat nga Prishtina në Paris janë në dispozicion prej vetëm 79 Euro në një drejtim dhe mund të rezervohen përmes internetit në flygermania.com, duke telefonuar +49 30 610 818 000 (norma standarde nga linjat fikse telefonike Gjermane, tarifat e telefonisë celulare mund të ndryshojnë), me Air Prishtina në www.airprishtina.com ose nëpërmjet ndonjë agjenti udhëtimi. Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë tatimin dhe tarifat, si dhe tarifën e nevojshme ligjore për udhëtimin ajror.  

'Germania' është kompani ajrore e pavarur gjermane e cila është themeluar mbi 30 vjet më parë. Në fluturimet me destinime të afërta dhe të mesme, kompania ajrore, me ngjyrën dalluese të saj të gjelbër dhe të bardhë, transporton më shumë se 3 milion pasagjerë në vit. 'Germania' ofron lidhje nga 20 aeroporte nisëse në Evropë në mbi 55 destinacione brenda kontinentit, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Duke ndryshuar prirjen e zakonshme të industrisë së aviacionit, 'Germania' vazhdon të ofrojë artikuj ushqimor të lehtë, pije joalkoolike, dhe revista falas dhe lejon së paku 20 kg të bagazhit pa pagesë. 'Germania' operon me fluturime të planifikuara, çarter dhe ad-hoc. Së bashku me kompaninë ajrore zvicerane "Germania Flug AG" dhe atë bullgare "Eagle", flota e 'Germania' aktualisht ka 29 avionë. Germania Technik Brandenburg GmbH është përgjegjës për mirëmbajtjen e avionëve të kompanisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Maj 2018  - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson doracakun “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i  cili  ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Demokracia e Kosovës në rrrezik?”. (Hoteli Swiss Diamond, salla Marec, ora 10:00)

- BIRN do të organizojë seancën informuese, me qëllim të informimit më të detajuar rreth thirrjes lidhur me Propozime për Projektin e Financuar nga BE - “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do ta vizitojë Leposaviqin ku do ta ketë një takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq. (Ndërtesa e komunës në Leposaviq, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon diskutimin e parë publik për mbarëvajtjen e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës ku edhe do ta lansojë strategjinë e saj për ofrimin e mbështetjes juridike për palët e mundshme që do të ankohen në procesin e avancimeve akademike në UP. (Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet deputetja Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa ne te cilen do te behet shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore me seli në Selanikv organizon promovimin e dy doracakëve të rinj për lëndën e historisë në gjuhën shqipe, periudha 1944-2008. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ku do te shqyrtohet Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në Gllogjan, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit. (Gllogjan, ora 11:00 dhe Kodrali, ora 11:30)

- Muzeu i Kosovës - Sektori i Historisë, hapë ekspozitën historike me titull "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për kontributin e presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” do të lansohet fushata promovuese e djathit 100% nga qumështi me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit të natyral nga qumështi. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ora 13:00)

- Në kuadër te fushatës kundër hidrocentraleve të paqëndrueshme në Kosovë ERA group shfaq premierën e Kosovës të filmit "Blue Heart" në Deçan. (Pallati i Kulturës në Deçan, ora 18:00)