20 Shkurt 2018

Germania lanson linjën Prishtinë – Kopenhagën

Prishtinë, 31 janar - Në fund të marsit 2018, aviokompania e pavarur gjermane, Germania, do të hapë një linjë të re midis Kopenhagen dhe Prishtinës.

Aeroplanët e gjelbërt me të bardhë do të fluturojnë mes dy qyteteve çdo të premte. Linja do të operohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj të kahmotshëm, Air Prishtina, në fluturimet për në Kosovë dhe anasjelltas.

"Ne jemi duke bashkëpunuar me Germania që nga viti 2012. Kemi filluar me linjat nga Prishtina për në destinacionet si Düsseldorf, München dhe Basel-Mulhouse", thotë Leyla Ibrahimi, Drejtoreshë Ekzekutive e Air Prishtina. "Linja jonë e re midis Prishtinës dhe Kopenhagen nënvizon përpjekjet tona për të ngritur më tej një rrjet linjash që përshtatet me nevojat e klientëve tanë."  

"Bisedimet tona me Air Prishtina dhe Aeroportin e Kopenhagen për hapjen e një linje drejt Prishtinës kanë filluar prej kohësh," komenton Claus Altenburg, drejtor i shitjes në aviokompaninë Germania.

"Ne u dakorduam që kjo pranverë do të ishte koha e përkryer për ta lansuar atë." Germania së fundi ka bërë te ditur se do të lansoj fluturime midis Prishtinës dhe Parisit, të cilat gjithashtu do të fillojnë në mars.

Përveç biletave me çmime të përballueshme si dhe nivelit të lartë të besueshmërisë dhe cilësisë, Germania gjithashtu ofron një eksperiencë të këndshme udhëtimi: kabinat karakterizohen me ulëse të rehatshme dhe ndriçim inovativ të ambientit. Për më tepër, çdo pasagjeri i lejohet bagazhi prej 20 kg dhe bagazh dore 6 kg.

Biletat nga Kopenhagen dhe Paris për në Prishtinë dhe anasjelltas janë në dispozicion duke filluar nga vetëm 79 euro për një drejtim, dhe mund të rezervohen online në www.flygermania.com, ose duke telefonuar +49 30 610 818 000 (tarifa standarde nga linjat telefonike fikse gjermane, tarifat e telefonisë celulare mund të ndryshojnë) apo nëpërmjet një agjensioni turistik.

Biletat për fluturimet me Germania nga Prishtina për në Kopenhagen, Paris dhe destinacione të ndryshme mund të rezervohen me Air Prishtina në www.airprishtina.com. Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë të gjitha taksat dhe tarifat.

Germania është një aviokompani ajrore gjermane e pavarur, e cila është themeluar mbi 30 vite më parë. Në fluturimet në distanca të shkurtëra dhe të mesme, aviokompania me shenjat dalluese të saj me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë, bart më shumë se 3 milion pasagjerë në vit.

Germania ofron linja të fluturimit nga 20 aeroporte në Evropë drejtë më shumë se 55 destinacione brenda kontinentit, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Duke ndryshuar prirjen e zakonshme të industrisë, Germania vazhdon të ofrojë snacks falas, soft drinks, revista dhe bagazh prej 20 kg pa pagesë.

Germania operon fluturime të rregullta, charter dhe jo të rregullta. Së bashku me kompaninë ajrore zvicerane "Germania Flug AG" dhe "Bulgarian Eagle", flota e Germania-s përbëhet aktualisht prej 29 aeroplanëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shkurt 2018 - Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës Komunale të Prishtinës Ahmet Pllana do të vizitojnë Shkollën e Mesme Bujqësore “Abdyl Frashëri” në Prishtinë në grevën dy-orëshe. (Shkolla e Mesme Bujqësore 'Abdyl Frashëri', ora 8:10)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

 - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon konferencën “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Fondacioni i Westminster për Demokraci në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi do të organizojnë tryezën e diskutimit “Iniciativa për Dekriminalizimin e Politikës në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton minatorët e Mitrovicës, me rastin e Ditës së Grevës së Minatorëve. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim  në të cilën do të bëhet shqyrtim i Projektligjit për Presidentin, inicimi i Komisionit për nismën legjislative për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Festat Zyrtare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj do të takohet me kryetarin e Këshillit grevist të Universiteteve Bardh Bardhi. (Ambientet e Fakultetit Teknik në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i delagacionit të Aleancës Kosovare të Bizneseve me kryetarin e Komunës së Vushtrris Xhafer Tahirin, ku do të nënshkruet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes dy palëve për realizimin e disa projekteve të përbashkëta ekonomike. (Zyrat e kryetarit të  Komunës së Vushtrris, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministri Ramush Haradinaj mbahet Java e Minatorëve, në shënim të 29 – vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera e Stantërgut, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën me temë 'Procesi i kompromentuar i dënimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes! dhe Rezoluta nga debati parlamentar2018'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 409, ora 13:00)

- Shef i negociatave me Serbinë, Avni Arifi do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me Platformën e Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 13:00)
 
- Zyra për Çështje të Komuniteteve organizon konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë na manifestimin, organizuar nga Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Çështje të Komuniteteve,  për nder të Ditës së Ashkalive. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim  kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha si dhe drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija. (Ndërtesa Kryesore e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Ndihmës Administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi Brock Biermann do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit për aktivitetin e ri të USAID-it Qeverisja Efektive Lokale. (Ndërtesa e Qeverisë, P- 38, ora 18:00)