27 Shkurt 2021

Ende nuk mund të paraqitet vozitja për patentë shofer për kategorinë B

Prishtinë, 9 tetor - Që nga dita e djeshme nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një dokument nga Ministria e Infrastrukturës Njësia për patentë shofer Ferizaj, se nuk mund të paraqitet provimi i pjesës praktike për Kategorinë B, raporton Autoshkolla Online.

Ky dokument solli mjaft diskutime dhe mospëlqime nga qytetarët që janë kandidatë potencial për patentë shofer.

Disa edhe shprehën pakënaqësi ndaj vënies së këtyre rregullave duke mos u interesuar fare për arsyjet që qëndrojnë prapa këtij vendimi, duke thënë që do parapëlqenin të lëshonin vendin sepse këto vendime ishin të panevojshme për tu ndërrmarrë.

Cka qëndron pas këtij vendimi?

Duke qëndruar gjithmonë në vijën e cila siguron që shëndeti i të gjithëve të mos rrezikohet, për shkak të pandemisë, natyrisht edhe shumë procese akoma nuk kanë gjetur zgjidhjen që do të ishte e kënaqshme për të gjithë, duke ruajtur gjithmonë së pari shëndetin.

Nga njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës kemi mësuar se shkaku i pezullimit të paraqitjes së provimit nga pjesa praktike, për kategorinë B, është mungesa e Egzaminerëve.

Po ashtu, kanë bërë të ditur që kur e gjitha kjo të normalizohet, dhe do të rifilloj paraqitja e provimit të praktikës do të njoftohen qytetarët me kohë dhe në formë të shkruar.

Kategoritë e larta mund ta paraqesin vozitjen për patentë shofer

Ju rikujtojmë që paraqitja e provimeve nga pjesa praktike ka filluar tashmë vetëm për Kategoritë e larta C1, C, CE dhe D. Paraqitja për provimin nga pjesa praktike e këtyre kategorive ka filluar nga data 06/10/2020.

Gjithashtu, kandidatët të cilëve ju skadon afati i testit dy vjeqare, mund ta paraqesin provimin për pjesën praktike të kategorisë B.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)