26 Prill 2024

Bordi i Postës shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv dhe Zyrtarin Financiar

Prishtinë, 10 prill - Sot, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës ka mbajtur takimin e rregullt të tij.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se fillimi i mbledhjes është përcjellë me tone të larta, pasi që në mbledhje kanë dashur të marrin pjesë persona të paftuar.

Kryesuesi i bordit ka kërkuar me ngulm largimin e tyre dhe pas saj ka filluar mbledhja. Pranë ndërtesës së Postës së Kosovës është vërejtur prezenca e zyrtarëve policorë.

Në këtë takim, Bordi i përkohshëm ka marrë vendim që të shkarkojë Kryeshefin Ekzekutiv dhe Zyrtarin Kryesor Financiar dhe të Thesarit.

"Kjo është bërë në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrje Publike, kurse reagimi ishte i shpejtë me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje pasi që nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe raporteve të Auditorëve të Brendshëm shihet se Ndërmarrja kishte degraduar në tre vitet e fundit", ka deklaruar Hajdari.

Trendi i humbjes financiare sipas saj ka vazhduar nga viti në vit përkatësisht nga një humbje totale që ishte prej 1,584,554.00 eurosh, në vitin 2016 ajo ishte rritur në 1,942,991.00 euro, në vitin 2017 dhe në vitin 2018 humbja ishte 2,333,841.00 euro;

Ajo ka njoftuar po ashtu se Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës kishte marrë një opinion të kundërt nga Zyra Kombëtare e Auditimit, që është opinioni më i keq që mund të merret nga Auditori.

"Posta e Kosovës kishte planifikuar për marrjen e shërbimeve konsulentë, të cilat do të merreshin me implementimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, edhe pse këto detyra janë kryesisht detyra primare të kompanisë dhe ajo do të duhet ose të rekrutonte profesionist ose duhet të trajnonte stafin aktual për shërbime të rregullta të cilat bëhen çdo vit."

"Ne jemi të obliguar si Qeveri dhe të emëruarit e Bordit të Ndërmarrjeve Publike që të reagojmë në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrat që kemi për të ndalur keq-menaxhimin e parasë publike", ka deklaruar Hajdari.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)