05 Qershor 2020

Boeing 737 MAX jashtë qarkullimit deri në 3 nëntor

New York, 13 korrik - Kompania “United Airlines Holdings” njoftoi se avionët Boeing 737 MAX nuk do të përdoren për fluturime deri më 3 nëntor, një shtyrje e re e afatit që çon në anulimin e rreth 2,100 fluturimeve në shtator dhe 2900 në muajin tetor.

Prej muajit mars të këtij viti avionët janë hequr nga qarkullimi në mbarë botën, pas dy incidenteve të rënda në Etiopi dhe Indonezi ku si pasojë humbën jetën 346 personave.

Shtyrja ishte e pritshme pasi kompania Boing njoftoi më 27 qershor se ka gjasa ta zgjasë deri në shtator afatin për të rregulluar një defekt të ri tek avionët 737 MAX, bazuar në gjetjet e Aministratës Federale të Aviacionit.

Boeing-u shpreson në një përmirësim të programin të avionit dhe pritet t’i trajnojë sërisht pilotët për të parandaluar të dhënat e pasakta të shkaktuara një sistem i quajtur “MCAS”, i cili u aktivizua në të dy incidentet, përpara se avionët të rrëzoheshin në tokë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)