26 Prill 2024

Autostrada “Arbër Xhaferi” përfundon deri në fund të 2018

Prishtinë, 27 shtator - Ministri i Infrastukurës, Dr. Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e Autostradës “Arbër Xhaferi” deri në fund të vitit 2018.

Ministri Lekaj ka thënë se ka nënshkruar aneks-kontratën e cila i jep epilog përfundimtar ndërtimit të Autostradës “Arbër Xhaferi.

"Ne u zotuam që do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe morëm premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë", ka theksuar ai.

Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidhë Kosovën me korridoret pan-evropiane, sipas ministrit do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm.

"Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019”, ka vlerësuar ministri Lekaj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)