25 Janar 2021

Arabia Saudite ndalon të gjitha fluturimet ndërkombëtare për shkak të virusit

Riad, 21 dhjetor - Arabia Saudite ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare për një javë, përveç rasteve të jashtëzakonshme, pas lajmeve për një lloj të ri të koronavirusit.

Agjencia zyrtare saudite e shtypit (SPA) citoi burime nga Ministria e Brendshme duke theksuar se ndalimi i udhëtimit mund të zgjatet për një javë tjetër.

Arabia Saudite ndërmori këtë hap "bazuar në atë që Ministria e Shëndetësisë e paraqiti në lidhje me përhapjen e një lloji të ri të koronavirusit në disa vende", tha SPA.

Rastet e jashtëzakonshme janë fluturimet e huaja që ndodhin aktualisht brenda Mbretërisë, të cilëve u lejohet të largohen.

Vendi po ashtu pezulloi hyrjen në Mbretëri përmes tokës dhe porteve detare për një javë.

Ata që janë kthyer nga vendet evropiane ose ndonjë prej vendeve me rrezik të lartë pas 8 dhjetorit duhet të izolohen për dy javë nga data e hyrjes në Mbretëri.

Ata po ashtu duhet të kryejnë një test mbi COVID-19 gjatë periudhës së izolimit dhe ta kryejnë testin çdo pesë ditë.

"Kushdo që është kthyer nga ose ka kaluar nëpër një vend evropian ose ndonjë vend ku është shfaqur lloji i ri gjatë tre muajve të fundit, duhet të kryejë një test mbi COVID-19", shtoi SPA.

Lëvizja e mallrave, zinxhirëve të furnizimit nga vendet ku lloji i ri i COVID-19 nuk është shfaqur përjashtohen nga masat, tha SPA.

Kufizimet e udhëtimit do të rishikohen në përputhje me zhvillimet e lidhura me virusin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)