26 Prill 2024

Aksionarët kërkojnë nga Bordi i Stacionit te Autobusëve raportin financiar

Prishtinë, 1 mars - Sot është mbajtur takimi i parë i komisionit të ri të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Stacioni i Autobusëve.

Dy aksionarët e zgjedhur nga Kuvendi Komunal, Rifat Deri dhe Mirsad Vitia, bashkë me aksionarin e emëruar nga Kryetari i Komunës,  Muhedin Nushi, do të kërkojnë nga Bordi i Ndërmarrjes raportin financiar për tri vitet e fundit, për të parë se si qëndrojnë punët në atë drejtim dhe se çfarë ndryshimet duhet bërë në ndërmarrje.

Po ashtu, komisioni i aksionarëve do të kërkojë edhe: Planin e biznesit për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018; Raportet vjetore të punës së bordit 2015, 2016 dhe 2017; Organogramin e Ndërmarrjes; Biografitë e të gjithë drejtorëve dhe zyrtarëve kryesorë; Informatë mbi datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të bordit aktual të drejtorëve; Informatë për datën e fillimit dhe përfundimit të mandatit të komisionit të auditimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)