27 Prill 2024

Aeroporti i Prishtinës realizon konferencën “Airport Helper 2017”

Prishtinë, 30 nëntor - Për herë të parë në Kosovë është realizuar konferenca e “Airport Helper” ku janë prezantuar sfidat dhe të arriturat e një ndër koncepteve më të reja në fushën e aviacionit.

Në konferencë kanë marrë pjesë disa nga aeroportet më të mëdha në Evropë duke përfshirë Aeroportin e Mynihut, Aeroportin e Lyonit, Aeroportin e Brukselit, Aeroportin e Gjenevës, Aeroportin e Romës si dhe atë të Napolit.

Shërbimi “Airport Helper” ka filluar së pari në Aeroportin e Lyonit, për t’u zgjeruar më pas në disa prej aeroporteve më të mëdha evropiane me qëllim të rritjes së kënaqshmerisë së udhëtareve dhe ofrimit të eksperiencave sa më të këndshme gjatë udhëtimit përmes aeroporteve.

Ky koncept nënkupton gatishmërinë e stafit të aeroprteve që t’u ofrojnë ndihmë udhëtareve jashtë detyrave primare të tyre dhe e gjithë kjo realizohet në baza vullnetare.

ANP “Adem Jashari” mbetet i vetmi aeroport në rajon që ka implementuar me sukses këtë shërbim duke bërë trajnimin e tashmë 35% të stafit, të cilët identifikohen brenda hapësirave të aeroportit me shenjën e “Airport Helper” dhe janë çdo herë të gatshëm për t’u ofruar ndihmë udhëtarëve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)