21 Shtator 2018

Aeroporti i Prishtinës me 1.9 milionë pasagjerë në këtë vit

Prishtinë, 26 dhjetor - Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" edhe këtë vit është përgatitur për pritjen e udhëtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Valentina Gara zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", tha se për këtë fund vit ka shtim të fluturimeve. “Ne kemi pasur më shumë fluturime për kët vit. Në fund vit do të kemi 1.9 milionë pasagjerë në këtë vit”, theksoi Gara.

Ajo bëri me dije se ky vit është më i suksesshëm që nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) .”Ne kemi sjellë kompani që ofrojnë një çmime të lira “Lowcost”, theksoi ajo.

Gara foli edhe për zgjatjen e zgjerimin e pistës. “Është një vendim i qëlluar nga qeveria e Kosovës, ka pasur anulim të fluturimeve dhe është dashur që pasagjerët të aterojnë në Aeroportet fqinje në rast të motit të keq. Ne presim që pas fillimit të punimeve për 18 muaj të përfundojnë punimet”, deklaroi Gara sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

Ajo ka folur që në vitin 2018 do të shtohen fluturimet për vendet skandinave. “Ne si aeroport do të dyfishojmë fluturimet. E kemi Wizzair, Easyjet. Synojmë që të sjellim kompani sa më shumë që të kemi oferta më të mira”, theksoi ajo.

Kurse për shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë, Gara vlerësoi se është një shërim shumë i mirë e mirëseardhur për pasagjerët.

Gara ka folur edhe për fluturimet për ditën e sotme që do të operojnë në Aeroportin e Prishtinës. “Sot për shkak të motit me mjegull është anuluar një fluturim, por pas dite do të ketë një fluturim shtesë”, tha ai.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018  - Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15)  

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)