19 Mars 2024

Yusaku Maezawa, pasagjeri i parë që do të udhëtojë në orbitën e Hënës

Florida, 19 shtator - Një sipërmarrës japonez do të jetë pasagjeri i parë që do të udhëtojë në anijen private hapësinore të korporatës SpaceX drejt Hënës.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i korporatës, Elon Musk, e bërë të ditur emrin e japonezit Yusaku Maezawa gjatë një takimi në zyrat qendrore në Kaliforni.

Pronari miliarder i rrjetit japonez të veshjeve Zozo, Yusaku Maezawa, do të përshkojë orbitën e Hënës në bordin e raketës Falcon në vitin 2023.

“Për mua, ky projekt është shumë kuptimplotë. Kam menduar thellë se sa e vlefshme do të ishte të bëhesha pasagjeri i parë privat që shkon në

Hënë. Njëkohësisht mendova se si mund të kontribuoj ndaj botës dhe paqes. Kjo është ëndërra ime e përjetshme.”

Nuk është bërë e ditur shuma që Yusaku Maezawa po paguan për të realizuar udhëtimin, shumë e cila zoti Musk tha se do të përdoret për të ulur koston e ndërtimit të raketës së re.

Japonezi 42 vjeçar tha se do të ftojë gjashtë deri tetë artisë që t’i bashkohen atij në udhëtimin në orbitën rreth Hënës me qëllimin për të krijuar punime artistike, siç u shpreh ai, “për të frymëzuar ëndërrat tek të gjithë”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)