28 Shkurt 2020

Windows 7 me i shpejt së Vista

SHBA, 1 Mars - Përmirësimi i performancës është njëra nga gjërat që Microsoft-i synon të arrijë me Windows 7, ndërkohë që shumë testues kanë thënë se sistemi operativ i ri Windows duket më i vrullshëm se Vista.

Por testet e Windows 7 Release Candidate në Qendrën e Testeve të PC World treguan se derisa Windows 7 ishte më i shpejtë në testin tonë WorldBench 6, përdoruesit vështirë se mund ta vërejnë ndryshimin.

Kemi instaluar Windows 7 Release Candidate në tre sisteme (dy desktopë dhe një laptop) dhe kemi realizuar me ta testin tonë World Bench 6. Pastaj i kemi krahasuar rezultatet me ato që kemi marrë nga tre sistemet e njëjta me Windows Vista. Secili PC ishte më i shpejtë me Windows 7, por përmirësimi në total nuk kalonte 5 për qind, prag i cili nuk ndikon nëse përdoruesi dëshiron ta ndiejë ndryshimin.

Dallimi më i madh ishte vetëm 4 pikë – 102 për Vista kundër 106 të Windows 7 në desktop HP Pavilion a6710t. Desktopi Maingear M4A79T Deluxe kishte përmirësime për 1 pikë (nga 138 me Vista në 139 me Windows 7), kurse laptopi Dell Studio XPS 16 kishte përmirësim për 2 pikë, nga 97 me Vista në 99 me Windows 7.

Kompleti WorldBench6 përbëhet nga një numër testesh duke përfshirë dhjetë aplikacione të zakonshme, të cilat përfshijnë Microsoft Office, Firefox dhe Photoshop. Në teste individuale rezultatet ishin shumë afër njëra-tjetrës. Një përjashtim i dukshëm ishte Nero 7 Ultra Edition, ku Windows 7 e tejkalonte Vista-n në mënyrë të dukshme (mes 12 dhe 26 për qind më shpejt, varësisht nga PC-ja që kemi përdorur).

Drajveri

Edhe pse duhet ta konfirmojmë këtë pohim, drejtori i Qendrës së Testeve të PC World, Jeff Kuta, thekson se dallimi në rezultatet e testit të Nero 7 mund të jetë për shkak të drajverëve të përditësuar të hard diskut në Windows 7. Përmirësimet në përkrahjen e diskut në Windows 7 do të jenë më të dukshme në një aplikacion si Nero, i cili e përdor hard diskun shumë. Ngjashëm, rezultatet nga testi WorldBench 6 me WinZip, një aplikacion tjetër i varur nga hard disku, kanë treguar performancë më të mirë me Windows 7.

Gjithashtu kemi vërejtur ngritje të shpejtësisë deri në 7 për qind në testin me Autodesk 3ds max 8.0 SP3 (DirectX) në desktopin HP Pavilion, i cili kishte kartën grafike nVidia GeForce 9300GE. Drajverët e nVidia duket se ishin më të përshtatshëm për Windows 7 se për Windows Vista.
Për dallim, secili nga tre sistemet kërkonte më shumë kohë që të përfundonte testet në Microsoft Office dhe Firefox kur ishin duke punuar në sistemin operativ të ri sesa kur ishin duke punuar në Windows Vista.

Windows 7 nuk është ende final

Tiparet e Windows 7 me siguri nuk do të ndryshojnë në versionin final, por kemi pasur parasysh që jemi duke testuar një Release Candidate të Sistemit Operativ; inxhinierët e Microsoft-it mund të kenë gjetur mënyrën se si të ndryshojnë kodin për të përmirësuar performancën.

Nëse testet e ardhshme të versionit final të Windows 7 do të konfirmojnë këto rezultate preliminare, shumë përdorues të Windows do të zhgënjehen. Ankesa më e madhe rreth Windows Vista ka qenë se ai ishte më i ngadalshëm se Windows XP. Nëse Windows 7 nuk ka përmirësime të dukshme në performancë për dallim nga Vista, mund të dështojë që t'i bindë njerëzit të largohen nga Windows XP.

Mund të ketë fusha të tjera të cilat nuk kemi mundur t'i zbulojmë në testet tona – si për shembull koha e startimit, në të cilin Windows 7 mund ta tejkalojë dukshëm Vista-n. Mënyra më e mirë për të përjetuar performancën e Windows 7 është të shkarkoni Release Candidate dhe ta testoni në sistemin tuaj.

Si i kemi testuar

Kemi përdorur tre PC në testet tona: desktopin Maingear M4A79T Deluxe, HP Pavilion a6710t dhe Dell Studio XPS 16. Maingear i fuqishëm vjen i pajisur me procesorin 3.2GHz AMD Phenom II X4 955 Black Edition i përforcuar në 3.71GHz, 4GB memorie dhe kartë grafike ATI Radeon HD 4890. HP Pavilion, desktop mjaft i fuqishëm, ka procesor 2.6GHz dual-core Pentium E5300 me 3GB memorie dhe kartë grafike nVidia GeForce 930GE. Dhe përfundimisht, laptopi Dell Studio XPS 16 ka procesor 2.4GHz Intel Core 2 Duo, 4GB memorie dhe kartë grafike ATI Mobility Radeon HD 3670.

Në të tre sistemet kemi përdorur testin WorldBench 6 në një instalim të pastër të Windows Vista Ultimate SP1 32-bit, duke e përsëritur procesin me Windows 7 Release Candidate (edhe ky në versionin 32-bit). Kemi azhurnuar dy sistemet operative me Windows Update dhe kemi instaluar drajverët më të rinj të harduerit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020  - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)