05 Dhjetor 2021

Twitter shton opsionin e gjuhës “femërore” në arabisht

New York, 15 qershor - Twitter ka krijuar një hapësirë për gjuhën arabe “femërore” që mundëson faqen e mediave sociale të flasë me përdoruesit duke përdorur gramatikën femërore, në kuadër të përpjekjes për përfshirje dhe diversitet.

“Ne duam që të pasqyrojmë zërat e bisedave që bëhen në faqen tonë”, ka thënë Rasha Fawakhiri, e cila është në krye të komunikimit me publikun për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në arabisht, foljet kanë gjini sipas kryefjalës. Format mashkullore përdoren për t’iu referuar audiencave të përziera.

Fawakhiri është shprehur se kompania ka projekte të tjera në këtë drejtim. Ka plane për të futur në përdorim edhe përemrat gjinorë në profilet e këtij rrjeti, në mënyrë që njerëzit të shfaqin mënyrën se si preferojnë të adresohen.

Deri më tani, udhëzimet për përdoruesit të Twitter në Arabisht ishin shfaqur vetëm në formën mashkullore “gharrid”. Ndërkaq, shfaqet edhe si “gharridi”, që është forma femërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)