02 Prill 2020

Toshiba Libretto W100, përgjigja ndaj iPad

Tokio, 22 qershor - Si pjesë e 25 vjetorit të biznesit të laptopëve të Toshiba, kjo kompani ka shpalosur një koncept laptop me dy ekrane, të cilin ajo e quan Libretto W100.

Megjithëse Toshiba është duke e quajtur një koncept PC, duket se bëhet fjalë për një produkt të kompletuar mirë dhe të gatshëm për paraqitje në treg. E këtë e ka konfirmuar edhe vet Toshiba, e cila ka deklaruar se ai do të paraqitet më vonë gjatë verës së këtij viti, megjithëse do të jetë i limituar në dërgesa (çmim raportohet se do të sillet në rreth 1099 dollarë).

Sa i përket specifikave, ai do të ketë dy ekrane 7.0 inç multitouch me rezolucione prej 1024 x 600 piksela, të cilat do të mund të shfrytëzohen edhe në bashkëpunim, ku njëri ekran sjellë pamje e tjetri tastierë virtuale të ndjeshme në prekje.

Ai fuqizohet nga Intel Pentium U54000 CPU që operon në 1.2 GHz, pastaj ka 2GB DDR3 RAM memorie dhe 64 GB SSD, që e bënë një makinë mjaft të fuqishme.

Specifika tjera përfshijnë web kamerë me kapacitet prej 1 megapiksel, Bluetooth, microSD, Wi-Fi, një port USB, bateri 8 qelizore, dhe sistem operativ Windows 7.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)