30 Mars 2020

Të rinjë garojn në fushën e teknologjisë informative

Prishtinë, 14 dhjetor - Tech Heroes është garë në fushën e teknologjisë informative, garë kjo e cila mledh më shumë se 160 pjesëmarrës, të cilët përgjate përiudhes 6 mujore do të punojnë në zhvillimin e aplikacioneve të ndryshme për të zgjedh probleme te ndryshme shoqerëore. 
 
E vecanta e këtij projekti është që në ketë garë përfshihen të rinjë nga të gjitha etinicitetet në Kosove.

Këta të rinjë të komuniteteve të ndryshme janë bashkuar me një qëllim të përbashkët, krijimi i një zgjidhjës teknologjike e cila bën ndryshim të mirë në shoqëri. 
 
Gjatë kësaj fundjave - këta të rinjë do të takohen për të punuar në idetë e tyre me mbeshtetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. 

Pasi qe iniciativa te tilla janë shembuj i mirë i bashkëpunimit të etniciteteve të ndryshme, si dhe tregon cilesinë dhe proaktivitetin e rinisë sonë për të kontribuar në përmirësimin e jetesës së përgjithëshme në Kosovë, mediat mund te percjellin sot punën e këtyre të rinjeve në pyllin e arinjëve.

Projekti i Tech Heroes është i mbeshtetur nga Ambasada Britaneze në Kosovë, si dhe implementohet nga IOM (Organizata per Migrim dhe Integrim) dhe Akademia jCoders.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)