21 Janar 2022

SpaceX kthen katër astronautë në tokë

Florida, 10 nëntor - Katër astronautë u kthyen në Tokë të hënën me kapsulën e kompanisë SpaceX, duke i dhënë fund një misioni 200-ditor në stacionin hapësinor që filloi në pranverë.

Kapsula e tyre zbriti në mbrëmje pranë brigjeve të Gjirit të Meksikës në Pensakola të Floridës, pas një udhëtimi tetë orësh nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Kthimi i tyre i hap rrugën nisjes të mërkurën të katër astronautëve të tjerë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Nisja e astronautëve, që do të zëvendësojnë kolegët e tyre të sapokthyer, ishte planifikuar të ndodhte më herët, por NASA ndryshoi planet për shkak të motit të keq dhe gjendjes mjekësore të njërit prej astronautëve.

Katër astronautët që pritet të nisen të mërkurën, do të qëndrojnë gjashtë muaj në hapësirë. Ata do të mirëpriten nga vetëm një astronaut amerikan dhe dy rusë, që tani ndodhen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)