28 Shtator 2020

SpaceX dërgon në orbitë 60 satelitë të internetit

Florida, 19 shkurt - Prodhuesi amerikan i raketave, satelitëve dhe anijeve kozmike SpaceX, dërgoi në hapësirë 60 satelitë të tjerë që janë pjesë e rrjetit satelitor të internetit Starlink.

Në një deklaratë nga faqja e internetit të kompanisë, thuhet se grupi prej 60 satelitësh të rrjetit Starlink u lëshua nga baza Cape Canaveral në Florida të SHBA-së me raketën Falcon 9 që është prodhim i SpaceX.

SpaceX në kuadër të projektit të Starlink ka dërguar më parë në hapësirë 240 satelitë në 4 grupe me nga 60 satelitë. Kompania me satelitët e Starlink planifikon të formojë në orbitë një rrjet prej 12 mijë satelitësh. Është planifikuar që projekti të përfundojë në vitin 2027.

Ndërkohë theksohet se raketa Falcon që ka cilësinë për t'u ripërdorur, bashkë me këtë lëshim është përdorur për të 4-tën herë. Raketa në fjalë pas këtij lëshimi nuk ka mundur të rikthehet sërish në Tokë.

Nëse raketa do të mund të bënte ulje në platformën lundruese pa pilot të SpaceX në oqean. Kjo do të ishte raketa e 50-të e kompanisë e kthyer sërish në Tokë pas lëshimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)