18 Nëntor 2018

Sistemi për printimin e certifikatave të pronës në Prishtinë nuk punon

Prishtinë, 6 shkurt - Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/ Cadastral Map” nuk është duke punuar.

SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë ndërsa Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë, e të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe është në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.

Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2018

- Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor bëhët ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. Teatri Kombëtar, ora 18:00)