19 Mars 2024

Samsung prezanton të mahnitshmen Galaxy J6 e re

Tiranë, 23 maj - Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot anëtarin më të ri të familjes Galaxy, Samsung Galaxy J6.

Galaxy J6 kombinon një ekran Super AMOLED Infinity që bazohet në dezajnin kryesor të trashëgimisë Samsung, me karakteristika të tjera komode duke përfshirë një skaner të pasëm për gjurmët e gishtërinjve, duke e bërë smartfonin më elegant dhe më praktik të linjës Galaxy J.

Ekrani mahnitës pa-skaje

Galaxy J6 i ri përmban një ekran 5,6" Super AMOLED Infinity, një element kryesor i trashëgimisë së smartfonëve Galaxy që ofron ngjyra të qarta dhe të gjalla.

Ekrani Infinity siguron një eksperiencë të pabesueshme dhe të pandërprerë të shikimit kinematik, ndërsa ngjyrat e pasura e bëjnë shikimin e filmave dhe luajtjen e lojërave në pajisje më emocionuese dhe më të kënaqshme se kurrë.

Përveç kësaj, e kombinuar me ekranin e plotë Infinity Display, korniza e lëmuar metalike e Galaxy J6 krijon një dizajn elegant dhe ergonomik, duke siguruar qëndrueshmëri me një mbajtëse komode.

Komoditeti i përditshëm
Dizajni elegant nuk do të thotë që Galaxy J6 komprometon prakticitetin dhe lehtësinë e përditshme, duke integruar disa karakteristika të famshme nga pajisjet mobile të Samsung.

Galaxy J6 tani përfshin një skaner të pasëm për gjurmët e gishtërinjve në mënyrë që përdoruesi të mund ta zhbllokojë smartfonin pa pasur nevojë ta zgjojë atë fillimisht.

I dizenjuar për t'u përshtatur me jetën e ngarkuar të përdoruesve, Galaxy J6 gjithashtu vjen me një bateri prej 3.000 mAh.

Ndërsa procesori i tij i fuqishëm 1.6 GHz Octa-Core do të thotë se smartfoni është në gjendje të kryejë detyra më të avancuara, të tilla si realizimi i videove me rezolucion të lartë, pa shteruar baterinë.

Galaxy J6 gjithashtu vjen me 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme dhe një hapësirë për kartë SD-mikro, duke u ofruar përdoruesve performancën dhe fleksibilitetin e vërtetë.

Kamera e gjithanëshme

Një kamera e gjithanëshme do të thotë se kapja e fotos së përsosur ose sefiet nuk ka qenë kurrë më e lehtë me Galaxy J6, pavarësisht se ku jeni ose çfarë po bëni.

përmban një kamera të përparme dhe të pasme 13MP dhe 8MP dhe integron një fokus të fuqishëm në kohë reale për selfie dhe flash LED përpara, që do të thotë se përdoruesit mund të kapin selfie të qarta dhe elegante ditën apo natën, pavarësisht nga kushtet e ndriçimit.

Përveç kësaj, angazhimi i stickerave AR mund të shtohet për të lejuar përdoruesin të personalizojë fotografitë që bën dhe menjëherë t'i ndajë me miqtë dhe familjen e tij.

"Galaxy J6 nxjerr në pah trashëgiminë e ekranit të Samsung, duke shfaqur një ekran mahnitës Super AMOLED Infinity për të siguruar një eksperiencë me të vërtetë fantastike vizuale," tha Marjan Blazeski, Kreu i Shitjes pranë divizionit të Telekom, zyra përfaqësuese rajonale e Samsung Electronics.

"Galaxy J6 kombinon këtë dizajn të mrekullueshëm elegant me një eksperiencë të pabesueshme në kamera, veçori të përshtatshme si skaneri i pasëm i për gjurmët e gishtërinjve dhe kujtesa e zgjeruar për t'ju lejuar të kapni dhe shpërndani përmbajtjen tuaj të preferuar".

Galaxy J6 i ri do të jetë i disponueshëm në tre opsione ngjyrash: E zezë, Lejla dhe Gold në variantet me një ose dy karta SIM. Samsung Galaxy J6 do të jetë i disponueshëm në Shqipëri nga fundi i muajit Qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)