27 Prill 2024

Rusia urdhëron bllokimin e rrjetit social LinkedIn

Moskë, 17 nëntor - Agjencia e telekomunikacionit e Rusisë, Roskomnadzor, ka urdhëruar zyrtarisht ofruesit e internetit që të bllokojnë rrjetin social LinkedIn.

Agjencia tha se po zbaton vendimin e gjykatës, i cili ka konstatuar se ueb-faqja nuk ka vepruar në përputhje me ligjin që kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë, të ruhen në serverë në Rusi.

Më 10 nëntor, një gjykatë e Moskës ka refuzuar apelin e LindekIn kundër këtij vendimi.

Një zëdhënës i Roskomnadzor tha për agjencinë Interfax se LinkedIn, rrjet i fokusuar kryesisht në biznese, ka kërkuar takim me zyrtarët për të diskutuar çështjen.

Ligji, që thuhet se e ka shkelur LinkedIn, është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)